Deputeti i Kantonit të Bernit me origjinë nga Kosova, Korab Rashiti, e ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti, se me qeverisjen e tij po e shndërron Kosovën në një “Republike të Kuqe”.
Sipas tij, Albini “provoi dhe ia doli me sukses deri te ngjitja në pushtet si Kryeministër.
Tashmë ngjyra është shpallur: ky njeri do ta fundosë vendin, sepse është i etur për pushtet. Dhe ata që ende e mbështesin, po na çojnë – ngadalë, por sigurt – drejt një republike të kuqe. Jo vetëm për shkak të mënyrës se si veprojnë dhe ideve që i përhapin, por pikërisht sepse po zbatojnë një program socialist në Kosovë”. Për më shumë në këtë projekt, lideri i Vetëvendosjes, nuk është i vetëm. Por krah tij dhe dorë për dore, qëndron edhe presidentja Vjosa Osmani. Prandaj këto dy “figura politike duhet të largohen urgjentisht nga pozitat që i mbajnë dhe i kanë mbajtur. Sepse këta të dy, edhe pse publikisht luajnë role të ndryshme, në prapaskenë qëndrojnë dorë për dore – dhe rrezikojnë ta çojnë Kosovën drejt një akti të pakthyeshëm” ka përfunduar Rashiti në rrjetin e tij social.