Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Rashiq: Zgjedhjet në veri janë legale

Rashiq: Zgjedhjet në veri janë legale

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se është i kënaqur që zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat në veri të vendit kaluan pa incidente.

Në një prononcim për media, Rashiq tha këto zgjedhje janë legale, ndërkohë që theksoi se

“Jam shumë i kënaqur që krejt procesi zgjedhor ka kaluar pa incidente… Ndoshta mund të thoni se nuk ka legjitimitet, por ka legalitet. Legaliteti në këtë rast ëhstë arritur, e legjitimiteti gjithmonë do të jetë sfidë”, tha ai.

/TV Arbëria 

Powered by WordPress