Kandidati nga komuniteti serb, Nenad Rashić, nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme për t’u zgjedhur nënkryetar i Kuvendit.
Për shkak të mungesës së votave të mjaftueshme nuk u zgjodh nënkryetar Rashiq, duke i marrë vetëm votat e Vetëvendosjes, kryetari Basha pas këtij votimi vendosi të ndërpresë seancën.
Basha tha se Rashiq ka gjasat ë të mëdha për tu bërë nënkryetar pasi në krahasim me kandidatët e tjerë ka më shumë vota pro.
“Ka gjasa më të mëdha që ai të zgjidhet, do të vazhdojnë diskutimet”
Mbetet e paqartë se kur do të mbahet seanca e ardhshme, kryetari Dimal Basah tha se do të njoftoheni gjatë ditës nga administrata e Kuvendit. /TV Arbëria