Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Rashiq beson se do të propozohet sërish për ministër: Nënkryetarin e Listës Srpska do ta votoj, jam institucionalist

Rashiq beson se do të propozohet sërish për ministër: Nënkryetarin e Listës Srpska do ta votoj, jam institucionalist

Deputeti i zgjedhur, Nenad Rashiq, tha se beson se sërish do të propozohet ministër për Komunitete dhe Kthim sikurse ishte propozuar në dy tentativat e shkuara të Vetëvendosjes për të bërë qeverinë para zgjedhjeve të parakohshme.

“Ende s’e kemi dëgjuar ekspozenë e kryeministrit dhe besoj që do të mbetet propozimi i njëjtë”.

I pyetur nëse do të votojë për nënkryetarin serb të Kuvendit të propozuarin e Listës Srpska, Rashiq tha se do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Edhe vetë jam institucionalist, Gjykata Kushtetuese duhet të respektohet dhe gjithë e bëj një gjë të tillë”.