Milot Rashica vazhdon ta konfirmojë edhe më tutje formën e mirë nëpër të cilën po kalon me skuadrën e Galatasarait në Superligën e Turqisë.
Sulmuesi i krahut të Përfaqësueses së Kosovës ka shënuar gol në ndeshjen kundër Alanyasporit duke e thelluar epërsinë e skuadrës së tij në 4-1.
Rashica tundi rrjetën në minutën e 63’ të ndeshjes pas asistimit nga Adekugbe. /TV Arbëria