Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras të martën do zhvillojë vizitë në pjesën e veriut të vendit e banuar me shumicë serbe.
Përveç takimeve që do të ketë, Terras ka bërë të ditur se do ta vizitojë edhe kanalin e Ibër-Lepencit, saktësisht vendin ku më 29 nëntor kishte një sulm terrorist.
“Unë nesër do të shkoj në pjesën veriore të vendit për t’i zhvilluar disa takime atje. Në të njëjtën kohë do të shkoj edhe tek kanali ku ndodhi sulmi i fundit. Jam shumë i bindur që institucionet e Kosovës me sukses do ta identifikojnë se kush fshihet prapa këtij sulmi”, ka thënë ai të hënën në një konferencë në Prishtinë.
Torres të hënën ka takuar liderët institucional të Kosovës dhe kryetarët e partive opozitare.