Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Raportohet se vetura goditi dy vajza në zebra përballë stacionit të Policisë në Prishtinë

Raportohet se vetura goditi dy vajza në zebra përballë stacionit të Policisë në Prishtinë

Dy vajza janë goditur nga një veturë derisa po kalonin në “Zebra”, përballë stacionit policor “Qendra” në Prishtinë.

Kështu ka raportuar Ekonomiaonline.

Të lënduarat kanë mbetur të shtrira në rrugë derisa atyre shihet se po i jepet ndihma e parë.

Policia ka bllokuar qarkullimin e automjeteve në këtë zonë derisa të përfundojnë procedurat në vendin e ngjarjes.