Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Raportohet se një autobus nga Kosova u aksidentua në Gjermani, 30 të lënduar

Raportohet se një autobus nga Kosova u aksidentua në Gjermani, 30 të lënduar

Një autobus nga Kosova po raportohet se është aksidentuar në Gjermani.

Si pasojë e këtij aksidenti raportohet se janë lënduar 30 persona, nëntë prej tyre lehtë kurse një tjetër sipas policisë është lënduar më rëndë.

Ngjarja ndodhi pak pas mesnatës në autostradën A8 në Irschenberg.

Sipas mediave gjermane,  autobusi me 41 pasagjerët brenda u aksidentua me një kamion teksa po përpiqej ta tejkalonte.