Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Raportohet se Ministrja Artane Rizvanolli po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Raportohet se Ministrja Artane Rizvanolli po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është paraqitur në Prokurorinë Speciale për intervistim, sipas raportimeve të mediave.

Janë publikuar edhe disa fotografi ku ajo shihet duke hyrë në objektin e Prokurorisë, e që sipas mediave, intervistimi i saj lidhet me rastin e ish-Kryeshefit të KEK, Nagip Krasniqin, ndaj të cilit tashmë ka aktakuzë.

Gazeta Express ka dërguar pyetje tek Prokuroria Speciale për të konfirmuar intervistimin, mirëpo deri tani nuk ka marrë përgjigje.

Powered by WordPress