Ndërsa studentët janë rebeluar dhe dje nisën një bllokadë 24-orëshe në Beograd, kryemininstri Millosh Vuçeviq raportohet se ka dhënë dorëheqje sot.
Novosti, mediumi që kontrollohet nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, raportoi se “Vuçeviq do të japë dorëheqje”.
Protestuesit kanë shtuar trysninë ndaj institucioneve. Fermerë serbë me traktorë dhe mijëra qytetarë i janë bashkuar bllokadës që pasoi protestat shumëjavëshe në të cilat kërkohet përgjegjësi për aksidentin vdekjeprurës në qytetin verior të Novi Sadit.
Qytetarët po e fajësojnë qeverinë për korrupsion të shfrenuar.
Vuçiq mbrëmë në një konferencë për media kërkoi dialog me studentët.