Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Raportohet se ka filluar një mbledhje e Grupit Parlamentar të PDK-së, pritet të mblidhet edhe Kryesia

Raportohet se ka filluar një mbledhje e Grupit Parlamentar të PDK-së, pritet të mblidhet edhe Kryesia

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thirrur sot në orën 12:30 një mbledhje me deputetët e kësaj partie.

Mësohet se takimi i Grupit Parlamentar  ka nisur.

Ende nuk janë bërë publike arsyet e mbledhjes.

Po ashtu, është paralajmëruar se në orën 14:00 Krasniqi do të mbledhë edhe Kryesinë e partisë.

Këto zhvillime vijnë vetëm një ditë pasi deputetët e PDK-së abstenuan në votimin për Dimal Basha si kryetar i Kuvendit. Ky qëndrim erdhi ndonëse PDK kishte deklaruar më herët se do ta mbështeste kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, nëse ai nuk do të kishte qenë pjesë e Qeverisë Kurti. Megjithatë, partia zgjodhi të abstenojë, edhe pse Basha nuk kishte qenë pjesë e ekzekutivit.