Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Raportohet se janë liruar dhjetë të dyshuar për manipulim votash në Mitrovicë

Raportohet se janë liruar dhjetë të dyshuar për manipulim votash në Mitrovicë

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka marrë vendim për lirimin e dhjetë të dyshuarve për manipulim të numërimit me vota në rajonin e Mitrovicës.

Siç mëson KosovaPress, gjykata ka liruar duke mos ngarkuar me asnjë masë të dyshuarit, për të cilët sot është mbajtur seancë.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë dje kishte paraqitur kërkesë në gjykatë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dhjetë personave të dyshuar për manipulim të numërimit me vota gjatë procesit të numërimit në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.

Ndërkohë, Prokuroria kishte intervistuar të shtunën 43 kryesuesë të Qendrave Komunale të Numërimit në Mitrovicë të Jugut, Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, derisa 34 prej tyre ishin dërguar në mbajtje 48-orë.