Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Raportohet se FSK-ja është pajisur me autoblinda amerikanë

Raportohet se FSK-ja është pajisur me autoblinda amerikanë

Forca e Sigurisë së Kosovës është pajisur me autoblinda amerikanë.

Tëvë1 nga informacionet brenda Ministrisë së Mbrojtjes mëson se autoblindat amerikanë janë donacion nga ShBA-ja për ushtrinë e Kosovës.

Gjithashtu, një pjesë e tyre mësohet se kanë arritur në bazat e FSK-së, kurse edhe shumë të tjerë pritet të arrijnë gjatë ditëve në vijim.

Donacioni që ka ardhur shihet edhe përmes videove të cilat janë publikuar në rrjete sociale, ku shihet që autoblindat amerikanë barten drejt kazermës ushtarake.