Një burrë është vrarë pas raportimeve për kryerje të therjeve të shumëfishta në një qendër tregtare në Sidnej, çka ka nxitur intervenim të madh policor.
Në disa pamje në rrjetet sociale janë parë shumë viktima, si dhe një burrë duke mbajtur një thikë të madhe.
Ambulanca në Uellin e Ri Jugor, i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP se një burrë, që besohet se ka qenë sulmuesi, është vrarë nga policia.
Turma njerëzish kanë ikur prej qendrës tregtare dhe njerëzit janë udhëzuar që të shmangin këtë zonë.
Në afërsi janë parë ambulanca dhe shumë makina të policisë./REL