Të shtëna me armë janë dëgjuar sot në Hajvali të Prishtinës, ku dikush ka gjuajtur në drejtim të dy personave, për motive akoma të panjohura,.

Siç merr vesh Sinjali, i dyshuari ka shkrepur armën në drejtim të dy punëtorëve të kompanisë “Qendra për trajtimin e kafshëve”.

Në bazë të informacioneve të para, viktimat kanë qenë duke i trajtuar disa qen endacakë në momentin që i dyshuari ka shtënë në drejtim të tyre.

Burimet e njëjta kanë bërë me dije se i dyshuari s’ka arritur t’i qëllojë dy punëtorët dhe më pas ka ikur në drejtim të panjohur.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërkohë që kanë nisur hetimet për të identifikuar të dyshuarin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rast dhe kanë nisur hetimet.