Ndërkohë Gazeta Express ka provuar të marrë përgjigje nga Policia e Kosovës, por s’kanë qenë të qasshëm deri në këto momente.
Sipas informacioneve fillestare të siguruara nga terreni nga Radio Star, gruaja dyshohet se është qëlluar me armë zjarri derisa ndodhej në një veturë, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur në këtë ngjarje.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e emergjencës dhe Policia e Kosovës, sipas pamjeve të publikuara nga ky medium.