Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24 – orësh të rasteve të fundit të ndodhura në rajone të ndryshme të Kosovës, shkruan Arbëriatv.
Sipas statistikave dhe raportit ditor të Policisë, raportohet për dhunë në familje, kanosje, vjedhje e rëndë, blerje, posedim, shitje e pa autorizuar e suvbstancave narkotike, gjetje e mjetit të pashpërthyer, përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm, kalim i pa autorizuar i kufirit, kontrabandim me mallra, aksident trafiku, dhe arrest në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata.
STATISTIKAT E PËRGJITHSHME:
Dhunë në familje në rajonin e Prishtinës
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femer kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Dhunë në familje në rajonin e Klinës
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka sulmuar viktimën mashkull kosovar. Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar sasi e substancave narkotike të llojit marihuanë. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Dhunë në familje në rajonin e Malishevës
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar viktimen femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Kanosje në rajonin e Leposavicit
Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se deri sa ishte në një lokal i njëjti është kanosur verbalisht nga një i dyshuar mashkull kosovar. Rasti ne procedure hetimore.
Kanosje në rajonin e Prishtinës
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se i njëjti përmes telefonit ka kanosur viktimen femër kosovare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori me vendim te te cilit i dyshuari dërgohet në mbajtje. I dyshuari ka kërkuar tretman mjekësor dhe është transferuar në QKUK, ku pas ekzaminimeve mjekësore i njëjti është pranuar për kurim te metutjeshem dhe është nën përkujdesje policore deri në vendimin e ardhshëm.
Aksident trafiku në rajonin e Prishtinës
Ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Rasti në procedurë të rregullt.
Aksident trafiku në rajonin e Gjilanit
Ka ndodhur aksident trafiku në mes te dy veturave me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëme materiale.
Aksident trafiku në rajonin e Leposavicit
Vozitësi mashkull shtetas I huaj, ka shkaktuar vetaksident me deme materiale. Rasti ne procedure hetimore.
Armëmbajtje pa leje në rajonin e Prishtinës
Njësiti policor në një pikë kontrolli të veturave ka ndaluar veturën me targa vendore. Gjatë kontrollit tek I dyshuari mashkull kosovar është gjetur dhe konfiskuar; një armë zjarri, një karikator dhe 15 fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.
Realizim i urdhërersës së Gjykatës në rajonin e Prishtinës
Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar një mashkull kosovar, dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.
Vjedhje e rëndë në rajonin e Gjilanit
Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të pa njohur, kanë depërtuar në shtëpinë e tij ku sipas tij kane vjedhur një shumë të konsiderueshme të parave. Lidhur me rastin eshte njoftuar prokurori kujdestar I cili ka udhezuar fillimin e hetimeve.
Blerje, posedim, shitje e pa autorizuar e substancave narkotike në rajonin e Kamenicës
Njësiti policor ka ndaluar një veturë me targa vendore, ku gjatë kontrollit fizik të dy të dyshuarve meshkuj kosovarë, është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë e paketuar në 23 qese plasmani në peshë prej 29.6 gram. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.
Gjetje e mjetit të pashpërthyer në rajonin e Shtimes
Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se kishte hasur në një mjet të dyshimtë të pashpërthyer-predhë që dyshohet të jetë nga lufta e dytë botërore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, KFOR-i dhe njësiti i FSK-së të cilët kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar.
Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm në rajonin e Vushtrrisë
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte shtënë disa herë në ajër me armë zjarri. Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar; një pistoletë dhe një karikator, ndërsa në vend të ngjarjes janë gjetur tetë gëzhoja. I dyshuari me vendim të prokurorit lirohet, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Kalim i pa autorizuar i kufirit në rajonin e Kamenicës
I dyshuari mashkull kosovar me një veturë me targa vendore, ka kaluar ilegalisht kufirin nga territori i Serbisë dhe ka hyrë në territorin e Republikes se Kosovës. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Kontrabandim me mallra në rajonin e Leposavicit
Raportohet se një kamion me targa te shtetit serb me drejtues NN ka devijuar rrugën dhe ka hyrë në një prrua. Në kamion kishte të ngarkuara rreth 4 tonë mish të bardhë, kurse personi i dyshimtë eshte larguar në drejtim të pa njohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti cilësohet si me lart. Njesitet policore relevante ne bashkepunim me Doganen e Kosoves, jane duke u marrur me rastin. /tvarberia/