Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Raporti im me Kadarenë nisi kur isha 16 vjeç”, Deliu tregon njohjen me shkrimtarin

“Raporti im me Kadarenë nisi kur isha 16 vjeç”, Deliu tregon njohjen me shkrimtarin

Në “Pressing” të T7, po diskutohet për figurën e Ismail Kadaresë, i cili ka vdekur më 1 korrik.

Për vdekjen e tij ka pasur shumë reagime, përfshirë edhe raportimet e mediave ndërkombëtare.

E për figurën e Kadaresë, foli edhe shkrimtari Azem Deliu.

Ai ka thënë se me Kadarenë ka raport që nga mosha 16-vjeçare.

“Raporti im me Kadarenë fillon në moshën 16-vjeçare. Unë konsideroj që figura e Kadaresë me të gjitha meritat e tij të padiskutueshme, edhe në rrafshin strikt letrar, jo të rrethanave, kontesktit politik e të ngjashme. Pa dyshim ka krijuar hije. Të gjithë autorët e mëdhej krijojnë hije, po është ajo që autorët e tjerë që duhet të bëhen të medhej e të mos rrinë hije, por të dalin të tillë”, ka thënë ai.