Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, pritet që javën e ardhshme të dorëzojë raportin për hapat që ka bërë Kosova në përmbushjen e detyrimeve për heqjen e masave të BE-së ndaj saj.
Në lidhje me këtë çështje për TV Arbëria ka folur analisti politik Arbnor Sadiku, i cili thekson se kushtet në nivelin teknik dhe politik janë përmbushur nga Kosova, përveç asaj të krijimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Të gjitha kushtet në nivelin teknik dhe politik janë përmbushur nga Kosova, përveç krijimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe, i cili edhe ka bllokuar kthimin e serbëve në institucionet komunale, në Gjykata e polici në Veri”, tha Sadiku.
Tutje, ai thotë se nuk është i sigurt nëse do të largohen masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovë, për shkak të Francës, Italisë dhe Hungarisë.
“Nuk jam i sigurt nëse do të hiqen masat e BE-së ndaj Kosovës, pasi pa rezerva për këtë nga Franca, Italia dhe Hungaria”, është shprehur Sadiku për TV Arbëria.
Borrelli pritet që javën e ardhshme ta dorëzojë raportin për masat ndaj Kosovës