Gazetari Krstiq flet për skenar: Bllokimi i rrugëve u organizua dhe u mbështet fshehtë nga kabineti i Vuçiq

Gazetari Branislav Krstiq ka komentuar bllokadën e rrugëve brenda...

Parashikimi i motit për nesër

Të dielen parashihet mot stabil e kryesisht me diell. Temperaturat...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Raportet me Osmanin, Kurti: Kemi bashkëpunim të ngushtë, dallimet janë të tejkalueshme

Extra AL PVC

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për raportet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kurti tha se me Osmanin ka bashkëpunim të ngushtë.

Ai për RTK-në tha se ndonjëherë ka diskutime edhe dallime edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, por theksoi se nuk ka aso dallime të patejkalueshme.

“Ne kemi bashkëpunim të ngushtë. Kjo nuk do të thotë që edhe me kryeparlamentarin Konjufca, edhe me ministren e Jashtme, Gërvalla, edhe me presidenten Osmani nuk kemi pasur diskutime, nganjëherë dallime, por unë nuk besoj që ka të tilla të cilat janë të patejkalueshme”, ka deklaruar Kurti.

Si rezultat i moskoordinimit mes presidentes Vjosa Osmani, dhe kryeministrit Albin Kurti, para dy javësh Kosova dështoi të anëtarësohej në Këshillin e Evropës.

Çështja kishte të bënte rreth një letre (zotim) të dërguar nga ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, rreth draft-statutit për Asociacionin.

Me këtë rast, Osmani ka thënë se ajo letër e ka nxjerrë Asociacionin nga marrëveshja me Serbinë,  të cilën Albin Kurti e ka përdorur si argument kryesor përballë BE-së dhe ShBA-së kur e ka kundërshtuar themelimin e Asociacionit.

E para e shtetit, e kishte cilësuar qesharak një arsyetim të kryeparlamentarit Konjufca se mungesa e komunikimit Qeveri-Presidencë kishte ndodhur pa qëllim.

Ndër të tjera, i pari i Qeverisë foli edhe rreth masave të vendosura për Kosovën nga Bashkimi Evropian.

Kurti tha se vonesat për heqjen e këtyre masave, ndërlidhen me zgjedhjet për parlamentin e ri evropian.

Sipas tij, heqja e masave nuk varet prej Kosovës.

“Krejt çka varet prej neve tashme ka ndodhur. Ne aso kohe u patëm ndëshkuar padrejtësisht për shkak të eskalimit të situatës në veri të Kosovës dhe ky eskalim ka pasur adresë të qartë sa i përket përgjegjëse dhe fajësisë. Ndodhi deskalimi, mirëpo më pastaj ngjau edhe rieskalimi në shtator të vitit të kaluar kur e vranë rreshterin tonë Afrim Bunjakun. Tash gjendja serish ka deskalur, a do të rieskaloj, përgjigja është në Beograd. Andaj atje duhet të behet trysnia për të pasur paqe, siguri dhe stabilitet në rajon. Unë besoj që heqja e këtyre masave që po vonohet ka të bëjë më shumë me dinamikat e brendshme të BE-së dhe sidomos me faktin që janë në fushatë zgjedhore për parlamentin e ri evropian. Uroj të ketë pjesëmarrje sa më të lartë me ç’rast ftoj mërgatën tonë që ka të drejtë vote që këtë ta bëjnë”, tha ai.

spot_img

Të fundit

Gazetari Krstiq flet për skenar: Bllokimi i rrugëve u organizua dhe u mbështet fshehtë nga kabineti i Vuçiq

Gazetari Branislav Krstiq ka komentuar bllokadën e rrugëve brenda...

Parashikimi i motit për nesër

Të dielen parashihet mot stabil e kryesisht me diell. Temperaturat...

DEGRADIMI I FUTBOLLIT NË KOSOVË

Kosova humbi 0-3 ndaj Rumanise, në një ndeshje që...

Fundjavë me fluks në Morinë, qytetarët e Kosovës për pushime në Shqipëri edhe në shtator

Edhe mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me...

Gazetari Krstiq flet për skenar: Bllokimi i rrugëve u organizua dhe u mbështet fshehtë nga kabineti i Vuçiq

Gazetari Branislav Krstiq ka komentuar bllokadën e rrugëve brenda territorit të Serbisë si reagim ndaj mbylljes së komunave paralele në Veri. Ai ka thënë se...

Parashikimi i motit për nesër

Të dielen parashihet mot stabil e kryesisht me diell. Temperaturat maksimale 29C deri 32C. Nga dita e hënë përkeqësim i motit, me të reshura shiu...

DEGRADIMI I FUTBOLLIT NË KOSOVË

Kosova humbi 0-3 ndaj Rumanise, në një ndeshje që pritej ta fitonim dhe atë për dy arsye kryesore; Sepse jemi ekip më e mire...