Opinionisti dhe gazetari, Mentor Shala duke komentuar mbi administratën e re të presidentit Donald Trump, politikat e tij globale përfshirë Kosovën deklaroi se është momenti i fundit që Kosova të vendos orientimin dhe përcakëtimin e saj.
I ftuar në emisionin “ARB DEBAT” në TV Arbëria, Shala tha se për momentin Kosovës i duhet një qeveri gjithëpërfshirëse duke iu referuar Lëvizjes Vetëvendosje dhe partive opozitare.
“Është momenti i fundit, ne duhet me vendos tash brenda këtyre ditëve, ndoshta as muaj, sepse muaj ndoshta është vonë se cysh dojmë me u orientu, kah dojmë me u përcaktu. Jemi në momentin kur më së shumti Kosovës i duhet një qeveri gjithëpërfshirëse, të gjitha partitë politike me bë, përfshi edhe Vetëvendosjen edhe partitë opozitare. Dhe me e qartësu qëndrimin tonë karshi raporteve me parnterët tanë strategjik e sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës./TVArberia./