Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Raportet Kosovë-Serbi, Blinken: Takim produktiv me Vuçiqin, diskutuam rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve

Raportet Kosovë-Serbi, Blinken: Takim produktiv me Vuçiqin, diskutuam rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq janë takuar në Konferencën e Sigurisë në Munich.

Zyrtari amerikan ka deklaruar se ka pasur një “takim produktiv” me presidentin e Serbisë në Gjermani.

Kryediplomati amerikan ka theksuar se është i rëndësishëm normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne diskutuam rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën. Unë e vlerësojë mbështetjen e vazhdueshme të Serbisë për Ukrainën”, shkroi Blinken në Twitter.

Theksojmë se gjatë ditës së djeshme për në këtë Konferencë ka udhëtuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ku pritet të ketë takime të ndryshme me liderë botëror.

Ndryshe, Kurti dhe Vuçiq pritet të takohen më 24 shkurt në Bruksel, ku do të diskutojnë rreth planit franko-gjerman, i cili parasheh normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. /TV Arbëria

Powered by WordPress