Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Ranglista e re e Kombëtareve, kështu renditen Kosova e Shqipëria

Ranglista e re e Kombëtareve, kështu renditen Kosova e Shqipëria

 

FIFA e ka publikuar sot renditjen e re të Kombëtareve, pak ditë pas përfundimit të Kampionatit Europian “Gjermania 2024”.

Në këtë ranglistë, Kombëtarja e Kosovës ka pësuar rënie për një pozitë, ndërsa tash e sheh veten në vendin e 106-të me 1203.16 pikë, përpara Guatemalës dhe prapa Madagaskarit.

Dardanët u mposhtën nga Norvegjia me rezultat të thellë 0:3, në miqësoren e qershorit, e fundit para Ligës së Kombeve, e cila do të nisë në muajin shtator.

Ndërkaq, Kombëtarja shqiptare, e cila mori pjesë në Euro 2024, nuk lëvizi vendi, është e 66-ta me 1375.49 pikë, përpara Burkina Fasos dhe prapa Kepit të Gjelbër.

Kuqezinjtë u mposhtën nga Spanja e nga Italia, ndërsa barazuan me Argjentinën në fazën e grupeve të Europianit.

Renditjes së përgjithshme vazhdon t’i prijë fituesja e freskët e Copa Americas, Argjentina, e ndjekur nga Franca.

Kurse, kampionia e re e Evropës, Spanja përparoi për pesë pozita duke përfunduar në vendin e tretë, e ndjekur nga nënkampionia evropiane, Anglia, e cila përparoi për një pozitë.

Rënie pati Brazili, i cili dëshpëroi në Copa America dhe tash e sheh veten në vendin e pestë.

 

Powered by WordPress