Andin Randobrava njëri prej producentëve të njohur që kishte Kosova, ka deklaruar se përgjatë vitit 2019 i ka përfunduar 164 vepra filmike të cilat siç tha ai, i shiten jashtë vendit.
Randobrava në emisionin “Pa Titull” tha se ai tash e pesë vite bashkëpunon me këtë kompani.
“Në 2019’tën unë i kam përfundu 164 vepra filmike të cilat më shiten jasht. Kompanitë paguajnë licencë për me përdorë muzikën tem. Unë kam kontratë me një kompani të jashtit dhe sivjet është viti i pestë që bashkëpunoj me ta”, tha ai më tej./TV ARBËRIA./