Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj do të mbaj një konferencë për media sot.
Këtë e ka bërë të dituar zyra për informim nga kjo parti përmes një njoftimi për media.
Konferenca do të mbahet sot nga ora 15:00, në selinë qendrore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
“Sot, me fillim nga ora 15:00, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj mban konferencë për media. Konferenca mbahet në selinë qendrore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës” thuhet në njoftim. /TV Arbëria