Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ramush Haradinaj reagon për vrasjen tragjike në Strellc të Deçanit: Shpend Hasanramaj ishte njeri i respektuar, Zoti u dhëntë forcë familjes

Ramush Haradinaj reagon për vrasjen tragjike në Strellc të Deçanit: Shpend Hasanramaj ishte njeri i respektuar, Zoti u dhëntë forcë familjes

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar për rastin tragjik të ndodhur sot në fshatin Strellc të Deçanit ku ka mbetur i vrarë aksidentalisht, Shpend Hasanramaj.

Haradinaj ka thënë se Shpend Hasanramaj ka qenë njeri i respektuar dhe se humbja e tij është dhimbje për të gjithë.

“Me dhimbje të madhe morëm lajmin për humbjen tragjike të jetës së Shpend Hasanramajt nga Strellci i Deçanit. Në këto momente të vështira për familjen Hasanramaj, bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre të madhe. Shpendi ishte një njeri i respektuar dhe humbja e tij është goditje për të gjithë ne. Familjes Hasanramaj dhe të gjithë miqve u shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Zoti u dhëntë forcë për ta përballuar këtë dhimbje”, ka shkruar Haradinaj.