Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ramush Haradinaj prezenton Zarife Asllanin si kandidate për deputete

Ramush Haradinaj prezenton Zarife Asllanin si kandidate për deputete

Në ditën e fundit të Tetorit, muajit të ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit, Ramush Haradinaj ka shpallur Zarife Asllanin si kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, raporton GazetaBlic.Ai e përshkroi jetën e Zarifes si një histori frymëzimi, jo vetëm për gratë që përballen me kancerin, por për të gjithë ata që kërkojnë forcë për të tejkaluar vështirësitë.

Haradinaj nënvizoi se Zarifja ka qenë një aktiviste e hershme dhe e palodhur e Aleancës, duke shërbyer si një shtyllë mbështetëse për organizatën dhe një zë për ndryshim. “Ajo ka bashkuar me sukses aktivitetin politik me angazhimin e saj të paepur në luftën kundër kancerit të gjirit,” tha Haradinaj.

Zarife Asllani, nga Gjilani, përfaqëson vlerat dhe parimet e Aleancës, duke sjellë një shpirt të pathyeshëm të gatshëm për të luftuar për gratë e Kosovës dhe për një shoqëri më të shëndetshme. Haradinaj e përshkroi atë si “dëshmi e asaj që mund të arrijë një grua kur i përkushtohet kauzës, familjes dhe vendit të saj”.

Me praninë e Zarifes në Kuvend, Haradinaj beson se do të fitohet një zë i fuqishëm që njeh sakrificat dhe nuk ndalet së luftuari për atë që beson. Ai e përfundoi deklaratën duke shprehur se prania e saj në parlament do të jetë një fitore për të gjithë qytetarët që aspirojnë për një shoqëri më të shëndetshme dhe për një të ardhme më të mirë.

E plotë:

Sot, në ditën e fundit të Tetorit – muajit të ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit – kam kënaqësinë të prezantoj Zarife Asllanin si kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Jeta e Zarifes është një histori frymëzimi, jo vetëm për gratë që përballen me kancerin, por për të gjithë që kërkojnë forcë për të tejkaluar vështirësitë.

Si aktiviste e hershme dhe e palodhur e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Zarifja ka qenë gjithmonë një shtyllë mbështetëse për organizatën dhe një zë për ndryshim. Ajo ka bashkuar me sukses aktivitetin politik me angazhimin e saj të paepur në luftën kundër kancerit të gjirit.

Zarife Asllani nga Gjilani përfaqëson jo vetëm vlerat dhe parimet e Aleancës, por sjell edhe një shpirt të pathyeshëm, të gatshëm të luftojë për gratë e Kosovës dhe për një shoqëri më të shëndetshme. Ajo është dëshmi e asaj që mund të arrijë një grua kur i përkushtohet kauzës, familjes dhe vendit të saj.

Me Zarifen Kuvendi i Kosovës, fiton një zë të fuqishëm që njeh sakrifikën dhe nuk ndalet së luftuari për atë që beson. Prania e saj në parlamentin tonë do të jetë një fitore për të gjithë qytetarët që aspirojnë për një shoqëri të shëndetshme dhe për një të ardhme më të mirë.

Powered by WordPress