Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Abedin Rexha – i njohur me nofkën “Sandokani” – në 27-vjetorin e rënies së tij.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka ndarë kujtimet nga koha e luftës, duke theksuar se kishte luftuar krah për krah me “Sandokanin” në betejën e Qafë Mullarit – ditë kur ra dëshmor Luan Haradinaj dhe u plagos luftëtari Rafet Rama.
“E kujtoj si një luftëtar të madh e të pathyeshëm, dhe njëri prej emrave të mëdhenj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. I paharruar kujtimi për të!”, ka shkruar Haradinaj.