Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ramosaj: Pres proces të rregullt zgjedhor

Ramosaj: Pres proces të rregullt zgjedhor

Kryetari aktual i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka hedhur votën e tij.

Së bashku me familjen e tij, Ramosaj votoi në qendrën e votimit “Lidhja e Prizrenit”në Deçan, transmeton Klankosova.tv.

Para mediave, Ramosaj tha se pret proces të rregullt zgjedhor.

“Pres proces të rregullt zgjedhor, një dalje sa më të madhe të qytetarëve në këto zgjedhje se përcaktojnë fatin e këtij qyteti edhe për katër vitet e ardhshme”, tha ai.