Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Festës së Fitër Bajramit, duke përcjellë mesazhe paqeje, shëndeti dhe harmonie.
Në urimin e tij, Lladrovci theksoi se kjo festë vjen pas një muaji përkushtimi, sakrifice dhe solidariteti, duke rikujtuar vlerat më të larta njerëzore si mirësia, respekti, uniteti dhe afërsia mes njerëzve.
Ai uroi që Fitër Bajrami të sjellë gëzim në çdo familje, qetësi në zemrat e qytetarëve dhe shpresë për ditë më të mira për të gjithë.
Në fund, Lladrovci uroi: “Gëzuar Festën e Fitër Bajramit!”