Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ramiz Lladrovci uron besimtarët katolikë për Pashkë: Mesazh për paqe, dashuri dhe bashkim

Ramiz Lladrovci uron besimtarët katolikë për Pashkë: Mesazh për paqe, dashuri dhe bashkim

Ramiz Lladrovci ka uruar të gjithë besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve, duke përcjellë një mesazh paqeje, mirëqenieje dhe uniteti ndër shqiptarë.

Në urimin e tij, Lladrovci theksoi rëndësinë e kësaj feste si simbol i fitores së jetës ndaj vdekjes dhe i dritës ndaj errësirës, duke shprehur dëshirën që kjo ditë e shenjtë të shërbejë si moment reflektimi dhe afrimi mes njerëzve.

“Besimtarë katolikë, për shumë mot, gëzuar Pashkët! Të gjithë besimtarëve katolikë, ua uroj Pashkët, me dëshirat më të mira për paqe, mirëqenie e begati,” thuhet në urimin e tij.

Ai shtoi se kjo festë duhet të nxisë më shumë falje, dashuri dhe rilindje shpirtërore, duke apeluar për një bashkim sa më të madh të shqiptarëve.

Në përfundim të mesazhit, Lladrovci uroi edhe një herë: “Besimtarë katolikë, për shumë mot, gëzuar!”