Kryetari i Drenasi, Ramiz Lladrovci, ka reaguar me një mesazh kritik ndaj kundërshtarëve politikë, duke theksuar se deklaratat e “të padijshmëve që mendojnë se janë të dijshëm” po dëmtojnë diskursin publik.
Ai ka vlerësuar se ligjëratat e politikanëve të dështuar për dekada të tëra përbëjnë, sipas tij, një dhimbje që as liria e Kosovës nuk e ka larguar, ndërsa ka shtuar se disa “bij të kriminelëve shekullorë” kanë harruar rolin dhe vendin e tyre.
Lladrovci theksoi se liria e Kosovës është arritje e përbashkët e qytetarëve, familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës, duke e cilësuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës si “kurorë të arritjes së një kombi për liri”.
Në fund, ai u rekomandoi partive opozitare të reflektojnë, duke iu referuar ligjit të Murphy-t se “nuk ka situatë aq të keqe sa të mos mund të bëhet edhe më e keqe”, si dhe duke cituar një thënie filozofike se e vetmja gjë e sigurt është pasiguria.