Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ramiz Lladrovci pret në takim Nasim Haradinajn: Miqësia jonë qëndron tash e katër dekada

Ramiz Lladrovci pret në takim Nasim Haradinajn: Miqësia jonë qëndron tash e katër dekada

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në vizitë Nasim Haradinajn, të cilin e ka falënderuar për urimet dhe për miqësinë e gjatë mes tyre.

Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci ka shprehur mirënjohje për vizitën dhe lidhjen e qëndrueshme që e kanë ndërtuar ndër vite.

“Faleminderit Nasim për vizitën, urimet dhe qëndrueshmërinë e miqësisë tonë gati katër dekada. Je i nderuar, Nasim Smajl Haradinaj!”, ka shkruar Lladrovci.