Ramiz Lladrovci ka përkujtuar heroin e kombit Luan Haradinaj në 29-vjetorin e rënies së tij në Qafë Mullar, përmes një shkrimi publik.
Ai bëri të ditur se, së bashku me bashkëluftëtarë, familjarë të dëshmorëve, veteranë të UÇK-së dhe qytetarë, kanë nderuar kujtimin e Luan Haradinajt pikërisht në vendin e rënies së tij.
Në shkrimin e tij, Lladrovci vlerëson lart figurën e Luan Haradinajt, duke e cilësuar si njohës të jashtëzakonshëm të terrenit dhe një nga udhërrëfyesit kryesorë të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rrugën drejt lirisë.
Ai rikujton edhe rrethanat historike të kohës, duke theksuar represionin e vazhdueshëm të regjimit serb ndaj shqiptarëve në vitet ’90, çka, sipas tij, e bëri të pashmangshme nisjen e luftës çlirimtare.