Kandidati për Kryetar të Drenasit ka publikuar një reagim ku ka deklaruar se teksa “fushata zgjedhore po merr hov, me këtë, edhe tendencat për shantazhe. Shantazhet dhe presionet nuk mund ta ndalin fitoren “Për Drenasin Kampion” më 12 Tetor”.
Lladrovci ka thënë se sot, “gazetari i VOX Kosova, më ka thirre në telefon në ora 11:51, ku ka filluar të më tregojë për një audio incizim ku flitet për prona, me ç’rast, ka bërë disa pyetje rreth atij audio incizimi dhe dëgjohet zëri im duke folur me z. Labinot Halilaj, asamblist dhe biznesmen”.
Tutje, ai ka thënë se në në audio incizim flitet rreth pronës në rastin kur “plotësohen kushtet nga ofertuesi dhe cilat do të ishin përfitimet e mundshme, gjë të cilën e kam deklaruar publikisht edhe në Kuvend se jam i interesuar ta shtoj vlerën e pronës komunale dhe të krijohen përfitime për komunën e Drenasit”.
Lladrovic ka thënë se me këtë rast ka mbrojtur interesin publik të qytetarëve të Komunës së Drenasit ndërsa ka ftuar organet e rendit të ndjekin rastin dhe “autorët e këtyre metodave të presionit e shantazhit për përfitimin e pronave në rrugë të paligjshme”.
Postimi i plotë: