Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ramiz Lladrovci nga Vjena: Mërgata e fortë, kombi i fortë

Ramiz Lladrovci nga Vjena: Mërgata e fortë, kombi i fortë

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, gjatë qëndrimit në Vjenë ka takuar veprimtarin e çështjes kombëtare, Argëtim Hani, si dhe mikun nga Llapi, Naim Sinani.

Lladrovci ka vlerësuar lartë kontributin e mërgatës shqiptare ndër vite, duke kujtuar angazhimin patriotik të bashkëveprimtarëve dhe ish-të burgosurve politikë, Tahir Hani dhe Fehmi Lladrovci.

Ai theksoi se shqiptarët në mërgatë mbeten pjesë e pandashme e suksesit dhe zhvillimit kombëtar, derisa shtoi se patriotizmi sot lidhet jo vetëm me kujtesën për sakrificën, por edhe me zhvillimin ekonomik dhe forcimin e sipërmarrjes shqiptare.

Sipas Lladrovcit, suksesi i shqiptarëve jashtë vendit është sukses i të gjithë kombit, ndërsa përcolli edhe mesazhin e Argëtim Hanit për më shumë bashkëpunim dhe angazhim në zhvillim.