Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ramiz Lladrovci: Krenar me Policinë e Kosovës, njësia e Trafikut vendoset në Komoran

Ramiz Lladrovci: Krenar me Policinë e Kosovës, njësia e Trafikut vendoset në Komoran

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se njësia e Trafikut të Policia e Kosovës është vendosur në Komoran, buzë autostradës, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për rritjen e sigurisë rrugore në vend.

Lladrovci tha se ambientet e reja do t’i shërbejnë punës së Policisë së Kosovës, të cilën e quajti ndër më të mirat në rajon dhe më gjerë, duke shtuar se kjo prani do të ndikojë drejtpërdrejt në shtimin e sigurisë për qytetarët e kësaj zone.

Ai vlerësoi lart rolin e njësisë së trafikut, duke i cilësuar pjesëtarët e saj si ambasadorë të shtetit të Kosovës, pasi sipas tij ata kujdesen për sigurinë në arterien kryesore të qarkullimit rrugor në vend, ku lëvizin edhe mysafirë e shtetas të huaj.

Gjatë vizitës, Lladrovci përgëzoi Komandantin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Kolonel Hoxhën, drejtuesit e lartë të policisë, policët e pranishëm dhe Kapiten Morinën, duke i inkurajuar në zbatimin e ligjit dhe garantimin e barazisë para ligjit.

“Punë të mbarë dhe suksese! Krenar me Policinë e Kosovës!”, ka deklaruar Lladrovci.