Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ramiz Lladrovci: Drenasi mbetet i bashkuar, synim fitorja e PDK-së dhe ndryshimi i Kosovës

Ramiz Lladrovci: Drenasi mbetet i bashkuar, synim fitorja e PDK-së dhe ndryshimi i Kosovës

Ramiz Lladrovci ka deklaruar se Drenasi ka qenë, është dhe do të mbetet i bashkuar, duke theksuar se qytetarët janë të gatshëm për ndryshime politike dhe për një angazhim të ri në nivel vendi.

Sipas tij, Drenasi, që dikur ishte bastion i UÇK-së, vazhdon të mbetet një bastion i fuqishëm i PDK-së, duke shtuar se vizioni dhe misioni i heronjve të luftës dhe paqes janë faktor bashkues për arritjen e objektivave politike.

Lladrovci ka njoftuar gjithashtu se emërimi i Driton Ajazit si ushtrues detyre i Degës deri në zgjedhje dhe njëkohësisht Shef i Shtabit Zgjedhor për zgjedhjet nacionale, ka marrë përkrahjen e tij të plotë.

Ai ka theksuar se ky organizim synon, sipas tij, t’i japë fund krizës dhe të sjellë ndryshime në Kosovë.

“Angazhimi ynë për fitoren e PDK-së në Drenas është detyra jonë dhe do ta kryejmë me nder”, është shprehur Lladrovci.