Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ramiz Lladrovci: Drejtësi për viktimat e dhunës seksuale të luftës dhe solidaritet me të mbijetuarat

Ramiz Lladrovci: Drejtësi për viktimat e dhunës seksuale të luftës dhe solidaritet me të mbijetuarat

Ramiz Lladrovci ka përkujtuar Ditën memoriale kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës së fundit, duke theksuar vuajtjet shpirtërore dhe fizike të grave civile gjatë konfliktit në Kosovë.

Sipas tij, dhuna seksuale ishte një nga metodat më të ulëta të përdorura nga makineria e okupatorit serb për nënshtrimin e popullsisë, duke lënë pasoja të rënda te viktimat. Lladrovci ka theksuar se këto akte janë të pandashme nga krimet e luftës dhe se drejtësia duhet të veprojë, pasi përgjegjësit ende nuk janë përballur me ligjin.

Ai shtoi se përmes “Këndit të kurajës” shprehet solidaritet me të gjitha gratë që mbijetuan dhunën seksuale, duke nderuar qëndresën e tyre përballë akteve barbare dhe duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme për to.