Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Ramiz Lladrovci: Disa duan të hedhin gurin e t’i fshehin duart

Ramiz Lladrovci: Disa duan të hedhin gurin e t’i fshehin duart

Ramiz Lladrovci, ka reaguar me një mesazh kritik ndaj zhvillimeve të fundit politike brenda partisë, duke aluduar në debatet rreth rolit të Fatmir Limajt dhe mënyrës së vendimmarrjes.

“Situratë e lexueshme, duan të hedhin gurë e t’i fshehin duart. Politika bëhet ndryshe, ose, ujqit e ngimë e delet në numër”, ka shkruar Lladrovci.

Ai ka komentuar edhe mundësinë që vendimmarrja për Fatmir Limajn të kalojë nga një rreth i ngushtë në Këshillin Drejtues të partisë.

“Nëse vendimmarrja për Fatmirin kalon nga 50 në 150 duar të Këshillit Drejtues, do të shkojmë te kroni me pi ujë, nuk dihet…”, është shprehur ai.

Deklarata e Lladrovcit vjen në kohën kur brenda PDK-së po zhvillohen diskutime dhe përplasje lidhur me aleancat politike dhe figurat kyçe të partisë.