Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Ramë Vataj: Kjo qeveri ka tregu që nuk di të qeverisë, janë hakmarrës, kanë largu njerëz nga puna

Ramë Vataj: Kjo qeveri ka tregu që nuk di të qeverisë, janë hakmarrës, kanë largu njerëz nga puna

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, Ramë Vataj nga PDK-ja, ka qenë i ftuar në emisonin N’PULT me Resim Morina, prodhim nga TV Arbëria, ai ka folur për rezultatet e zgjedhjeve në vitin 2021, sipas tij vota e qytetarëve atë vit ka qenë votë e mllefit dhe e hakmarrjes.

“Unë e shoh rezultatet kaq të arritshme të vitit 2021 të VV-së kanë qenë jo të gjitha votat e bindjes dhe besimit, janë votë të mllefit dhe paknaqësive të aktivistëve, njerëzë të ndryshem të partive të ndryshme, në shume raste është ajo pjesa e lidhjes demokratike që u rreshtu rreth një personi që i patën konflikte, dhe ato konflikte dhe ato konflikte në një farë mënyre ishin se te ne ndikojnë shume në psikologjinë e njerëzve tanë dhe dhe animi ka qenë shume në menyre se thoni, votë e mllefit, për hakmarrje, sepse ne jemi ashtu të ndikushëm shume”, tha Vataj gjatë intervistës.

Ndër të tjera Vataj thekson se është parë se Qeveria Kurti nuk di të qeverisë, si dhe thotë se janë hakmarrës, ku sipas tij kanë përjashtu njerëz nga puna.

“Dhe në zgjedhjet lokale u tregu që njerëzit pak a shume e kanë pa se kush janë ata njerëz që e kanë marrë pushtetin, sepse nuk është vetëm me kërku me dashtë, duhesh edhe me ditë, këta njerëz kanë tregu se s’kanë ditë, kanë tregu se përveq se s’kanë ditë janë edhe hakmarrës, kanë përjashtuar njerëz edhe prej punës, unë njoh shume kolegë që janë në institucione të ndryshme që janë prej pas luftës, prej themelimit të një sektori të qeverisë, dy herë e kanë përjashtuar, dy herë kanë shpif diçka, dy herë e kanë kthy ose gjykata, ose këshilli mbikëqyrësi dhe mandej janë detyru me pagu edhe atë që e kanë qitë prej punës që është ekspert i fushës dhe atë militantin e vet që e kanë shti në punë, nëse e kishin shti dikë që është i zoti dhe i aftë, që e arsyeton atë vend të punës, kanë mbush borde të universiteteve me njerëz që janë të inkognito, nëse thotë ligji duhet njeri me provë të theksuar akademike, njerëzor, shkencor, nuk duhesh me qu njeri që ende është student”, ka përfunduar ai. /TV Arbëria