Eksperti i Sigurisë, Burim Ramadani ka kërkuar që bashkautorja e punimit anti-UÇK me Dimal Bashën, Jana Arsovska, të shpallet persona NON GRATA.
Ndërsa, për bashkëpunëtorët e saj ka kërkuar që të largohen përjetësisht nga skena publike shqiptare në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Luginë të Preshevës, dhe diasporë!
“Dhe, duket se nuk është vetëm Dimal Basha që ka bashkëpunuar me këtë propaganduese armiqësore ndaj UÇK-së, Kosovës dhe shqiptarëve.”, ka shkruar ai.