Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ramadani thotë se dy të dyshuarit për spiunazh kanë tentuar ta përfshijnë në komunikim William Walkerin

Ramadani thotë se dy të dyshuarit për spiunazh kanë tentuar ta përfshijnë në komunikim William Walkerin

Ish shefi i AKI’së, Burim Ramadani ka thënë se dy të dyshuarit për spiunazh kanë tentuar ta përfshijnë në komunikim edhe William Walker.

Ramadani në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se qëllimi i këtyre dy të dyshuarëve për spiunazh ka qenë rrëzimi i stories për të vërtetën që ka ndodhur në Masakrën e Reçakut.

“Operacioni I shërbimit secret të Serbisë, ka qenë tepër I detajum, avancum. Faktin që një punonjës officer I Serbisë I cili ka jetu në një kohë në Ferizaj, e tash jeton në Serbi e udhëheq këtë pjesë të operacioneve të Serbisë kundër Kosovës ka bashkëpunuar me këta dy persona të cilët nuk e kanë njohur njëri tjetrin që nuk janë duke punuar me të njëjtin zyrtar të Serbisë dhe me qëllimin e njëjtë që është rrëzimi i stories së vërtet të Masakrës së Recakut. Madje dyshohet që në këtë operacion është menduar të bëhen komunikime edhe me William Walker, I cili është ai që e ka dhënë alarmin botëror për Masakrën e Reçakut”, tha ai.