Eksperti i sigurisë dhe njohësi i rrethanave politike, Burim Ramadani ka thënë se s’do të ketë Qeveri të re në vitin 2025.
Sipas Ramadanit nga sot filloi “zyrtarisht” edhe fushata për zgjedhjet e reja.
“Bllokada politike po çon drejt kolapsit institucional, kolapsit financiar, dhe mund të ketë pasoja të pashlyeshme në sigurinë kombëtare!”, ka shkruar Ramadani në Facebook.