Ish-zyrtari i AKI-së dhe eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, ka reaguar ndaj një shkrimi që ka bërë sot Drejtori i RTK-së, Rilind Gërvalla, e ku për herë të parë e ka pranuar publikisht se e ka përmendur AKI-në në mbledhjen e Bordit të RTK-së.
Sipas Ramadanit, duke e rikthyer këtë temë, Gërvalla po e ri-dëmton AKI-në dhe Sigurinë Kombëtare.
Reagimi i plotë:
Me çfarë qëllimi po e ridëmton AKI-në dhe Sigurinë Kombëtare Rilind Gërvalla?
Pse duhet të rikthehet AKI pjesë e debatit publik nga Gërvalla, i cili ishte saktësisht personi që e përfshiu AKI-në në diskursin rreth skandalit të RTK-së ndaj dy mediave online?
Pse ky person tash e konfirmon edhe publikisht që ka folur “off the record” diçka palidhje dhe pa sens? Kështu ai kishte ndikuar direkt që opinioni të adresojë kritika ndaj AKI-së.
Pra, Rilind Gërvalla e ka dëmtuar AKI-në dhe Sigurinë Kombëtare.
Tash i paska kërkuar ndjesë, por si nuk po jep dorëheqje more djalë?
Në fakt, duke rikthyer temën sërish (tash përmes një forme edhe më bizare), Drejtori i Televizionit në RTK po e ri-dëmton AKI-në dhe Sigurinë Kombëtare.
Pse more, pse? Çfarë qëllime ka? Kush po e orienton kështu?