Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ramadani: Nuk ka qeveri ‘Kurti 3’

Ramadani: Nuk ka qeveri ‘Kurti 3’

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Burim Ramadani, ka reaguar në lidhje me ngërçin institucional në vend.

Ramadani tha se Kurti i ka 5 vota të AAK-së nëse e ndërron kandidatin dhe nuk po i merr dhe sipas tij cila është logjika të marrë 3 vota të Nisma-s dhe të japë edhe kryekuvendarin.

Ai tha se i njëjti thjesht nuk i ka votat për të formuar Qeverinë.

“Thjesht, nuk i ka votat për Qeveri, prandaj kjo bllokadë nuk lidhet me votat për Kryeparlamentar, sepse ato i ka – por nuk po i do!NUK KA QEVERI KURTI 3” shkruan Ramadani.

Postimi i plotë:

Kurti i ka 5 vota të AAK-së pa kushte nëse e ndrron kandidatin dhe nuk po i merr!

Si po mendoni që Kurti do t’i merr 3 vota të NISMA-s me kushtin që t’ia jep Kryeparlamentarin?

Cila është logjika këtu?!

Pra, edhe ta ndrrojë kandidatin, edhe t’ia jep Kryeparlamentarin një partie tjetër, edhe të merr 2 vota më pak!

Thjesht, nuk i ka votat për Qeveri, prandaj kjo bllokadë nuk lidhet me votat për Kryeparlamentar, sepse ato i ka – por nuk po i do!

NUK KA QEVERI KURTI 3!