Instituti Kombëtar për Shërbime Publike dhe Ministria e Shëndetësisë kanë mbajtur tryezë diskutimi me temë parandalimin e kancerit të qafës së mitrës.
Drejtori i IShKP-së, Naser Ramdani ka apeluar te të gjitha gratë që të përfshihen në vaksinim, dhe ta bëjnë PAP Testin.
Ai ka thënë se Ministria e Shëndetësisë ka siguruar vaksinat për mbrojtje dhe parandalim të kancerit të qafës së mitrës.
“Ministria e Shëndetësisë në rekomandim të Institutit Kombëtar ka siguruar vaksinat dhe nga shkurti 2024 fillon vaksinimi i vajzave 12-vjeçare për mbrojtje dhe parandalim ndaj kancerit të qafës së mitrës”, ka thënë Ramadani.
Ndërkaq, kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Mulhaxha – Kollçaku tha se zgjerimi i planit të imunizimit dhe përfshirja e vaksinës HPV është një arritje e madhe e Kosovës.