Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Ramadani: Kurti s’kupton asgjë nga siguria kombëtare, Kosova ka terren të gatshëm për kriza

Ramadani: Kurti s’kupton asgjë nga siguria kombëtare, Kosova ka terren të gatshëm për kriza

Burim Ramadani, ekspert i sigurisë ka reaguar pas alarmit të rremë për bombë në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Ai tha se Qeveria Kurti ka dëshmuar që nuk kupton asgjë sa i përket sigurisë kombëtare.

“‘Faktori i tretë’ investon fort të krijojë kriza brenda shteteve tjera, ndërsa në Kosovë e ka të gatshme.”, shkroi Ramadani në Facebook.

Sipas Ramadanit, këtë ia ofron vet logjika “o unë sërish o askush tjetër!”

“‘Idiotët e Dobishëm’ me bollëk, gjithandej udhëheqjes!”, ka shkruar ish-kryeinspektori i AKI-së.