Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ramadani: Kosovës i duhet një qeveri stabilizuese për të shmangur kolapsin institucional dhe buxhetor

Ramadani: Kosovës i duhet një qeveri stabilizuese për të shmangur kolapsin institucional dhe buxhetor

Analisti politik Burim Ramadani ka reaguar lidhur me situatën aktuale politike dhe institucionale në Kosovë, duke theksuar se vendi ndodhet në një krizë të thellë dhe se është e domosdoshme formimi i një Qeverie Stabilizuese nga partitë e tjera politike.

Sipas Ramadanit, Kosova po përballet me pasoja serioze nga bllokada institucionale e vitit 2025 dhe nga “keqqeverisja dhe izolimi katërvjeçar” që, sipas tij, e kanë futur vendin në një fazë të rrezikshme.

“Kosova sot është në krizë të thellë institucionale e politike. Kjo pasojë e bllokadës së shtetit në vitin 2025, por edhe keq-qeverisjes dhe izolimit katërvjeçar”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka paralajmëruar se nesër pritet të jepet përgjigja nëse Kosova do të arrijë të shmangë kolapsin buxhetor, të cilin e ka cilësuar si rrezik real për shtetin.

“Duhet dhënë garanci për mirëmbajtjen e sigurisë publike dhe promovimin e sigurisë kombëtare. Prandaj, besoj se një Qeveri Stabilizuese është e domosdoshme”, ka theksuar ai.