Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ramadani: Konfrontimi deklarativ verbal me NATO-n dhe KFOR-in i ka bërë dëm të madh mundësisë së hapjes së urës

Ramadani: Konfrontimi deklarativ verbal me NATO-n dhe KFOR-in i ka bërë dëm të madh mundësisë së hapjes së urës

 

Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Burim Ramadani e ka quajtur absurde mos-hapjen e plotë të Urës mbi lumin Ibër, është deklaruar se konfrontimi verbal i Qeverisë me NATO-n e ka dëmtuar mundësinë e hapjes së saj.

Ai ka thënë se ideja e hapjes së plotë të kësaj ure për qarkullim duhet të rifillojë me komunikim strategjik me NATO-n.

“Besoj që trumbetimi dhe konfrontimi deklarativ verbal me NATO-n dhe KFOR-in i ka bërë dëm jashtëzakonisht të madh mundësisë së hapjes së urës. Pra ndonjëherë mund të shtrohet pyetja nëse këta pushtetarë, vërtetë kanë dashur ta hapin urën apo kanë dashur vetëm të konfrontohen me NATO-n dhe ta vendosin NATO-n në një situatë jo të mirë para qytetarëve të Kosovës, për të cilën, besoj nuk kanë arritur sepse qytetarët e Kosovës i besojnë NATO-s dhe duan që Kosova të jetë në NATO”, ka thënë